PSG-ja mposht Metzin si mysafir, parisienët ngjiten në krye të klasifikimit në Ligue 1

PSG-ja mposht Metzin si mysafir, parisienët ngjiten në krye të klasifikimit në Ligue 1

PSG-ja arriti të marrë një fitore mjaft të rëndësishme, duke mundur 1-3 skuadrën e Metzit për tu ngjitur përkohësisht në vendin e parë në kampionatin francez, Ligue 1, njofton Insajderi.

Të parët të shënuan ishin parisienët me anë të sulmuesit Mbappe në minutën e katërt të takimit. Metz barazoi përkohësisht shifrat në të 46-tën, ndërsa Mbappe në të 59-tën shënoi të dytin për skuadrën dhe të dytin personal. Goli i tretë për mysafirët në këtë takim erdhi nga këmbët e Icardit, i cili realizoi saktë një 11- metërsh në minutën e fundit të takimit.

Me këtë fitore PSG-ja ngjitet në vendin e parë me dy pikë diferencë nga Lille, e cila ditën e nesërme do të luajë në transfertën e vështirë ndaj Lyonit. /Insajderi.com