Kylian Mbappe, i cili po zhvillon një super sezon në radhët e PSG-së, po bëhet gjithmonë e më shumë i kërkuar nga skuadrat e mëdha europiane, ku edhe në të kaluarën ishte shumë i kërkuar, njofton Insajderi.
Sipas asaj që raporton “Le Parisien”, PSG-ja ka vendosur çmimin e yllit francez që sipas kampionëve parisien ai vlerësohet 200 milionë euro, një shifër që në këto kohë të vështira të pandemisë globale të Coronavirusit nuk mund të përballohet dot as nga skuadra si Real Madrid, Liverpool dhe Manchester City që janë hedhur pas gjurmëve të super-yllit francez. /Insajderi.com