Alessandro Florenzi do të rikthehet te Roma pasi nuk ka arritur t’i bind drejtuesit e PSG-së, transmeton Insajderi.
Njëra ndër shkaqet është se klubi parisien tash e sa kohë ka shprehur interesim për mbrojtësin e Interit, Achraf Hakimi.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Parisi ka nisur bisedimet me “neroazurrët” për marokenin, por skuadra italiane dëshiron më shumë se 60 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin.
Hakimi këtë edicion ka zhvilluar 37 paraqitje me Interin, ku edhe ka arritur të shënoi shtatë gola./insajderi.com