PSG mposht Marseille-n në finale, fiton Superkupën e Francës

PSG mposht Marseille-n në finale, fiton Superkupën e Francës

Mauricio Pochettino ka fituar trofeun e parë si trajneri i PSG-së, teksa ditën e sotme skuadra që ai drejton, mposhti me rezultatin 2-1 ekipin e Marseille, duke fituar Superkupën e Francës, njofton Insajderi.

Ishte Mauro Icardi që hapi serinë e golave, duke shënuar në minutën e 39-të, për t’i dhënë avantazhin parisienëve.

Pjesa e dytë nisi përsëri me parisienët më kërkues dhe gjetën golin e dytë në minutën e 85-të me superyllin brazilian Neymar.

Megjithatë Marseille nuk u dorëzua, pasi shënoi pas vetëm katër minutave, me Payet që ngushtoi shifrat në 2-1, por vetëm kaq, pasi nuk mund të bënin më shumë. PSG-ja shijon kështu trofeun e parë për këtë vit, siç është ai i Superkupës së Francës. /Insajderi.com