PSG ka triumfuar 3-2 ndaj St. Etienne, në një sfidë dramatike në kampionatin francez, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të kampionale, njofton Insajderi.
Skuadra e Maurizio Pochettinos ka kërkuar fitoren në frymën e fundit në një sfidë tepër emocionuese. Saint Etienne ka realizuar golin e parë të takimit në minutën e 78-të me autor Bouanga, barazimi ka ardhur 60 sekonda më vonë me Kylian Mbappe, nga ku pikërisht ylli francez ka realizuar golin e 2-1 në minutën e 87-të.
Aty ku gjithçka dukej sikur po përfundonte, skuadra mike barazon shifrat në të 90+2′ me Hamouma, por Mauro Icardi në frymën e fundit në të 90+5′ shënon golin e fitores 3-2 për skuadrën e tij.
Me këtë fitore skuadra pariziene renditet e dyta në kuotën e 69 pikëve, -1 pikë nga Lille kryesuese e Ligue 1. /Insajderi.com