Klubi nga Parisi, PSG, kanë sulmuar në vetëmbrojtje ekipet gjermane, për arsyeje të politikave që klubet gjermane po i ndjekin, për të joshur lojtarët e rinj nga Franca, që ata të transferohen në Gjermani, raporton Insajderi.
“Bayern Munich, Leipzig dhe Borussia Dortmund po blejnë gjithnjë e më shumë lojtarë të rinj nga Franca. Ata janë një “rrezik” për sektorin e të rinjve, ky është një problem i madh. Ata kontaktojnë prindërit, miqtë, anëtarët e familjes, duke i bërë lojtarët të vendosin sipas familjes sepse ata janë 15-16 vjeç. Ndoshta duhet të ndryshojmë rregullat për të mbrojtur klubet nga liga jonë, pasi kjo është e padrejtë” deklaroi drejtori sportiv i PSG, Leonardo.
Kujtojmë se Bayern i ka “vjedhur” nga PSG-së, talentin Kouassin me parametra zero./Insajderi.com.