PSG ofron 70 milionë euro për Lautaro Martinez

PSG ofron 70 milionë euro për Lautaro Martinez

Lautaro Martinez është me siguri një nga lojtarët e Interit që ka më shumë vlerë në merkato në skuadrën “zikaltër”, njofton Insajderi.

Është një situatë që do të ndizet totalisht në verën e ardhshme, atëherë kur sulmuesi argjentinas mund të përfundojë përsëri në shënjestrën e klubeve më të mëdha europiane.

Në gjurmët e tij me sa duket, mund të mos jenë vetëm Barcelona, Real Madrid dhe anglezët e Manchester City-t.

Por sipas lajmeve të fundit, me sa duket, në garë për Lautaro Martinez është futur edhe Paris – Saint Germain (PSG).

Këtë lajm e jep “Todofichajes.com”, sipas të cilëve parisienët kanë marrë në konsideratë serioze të hidhen në sulm për sulmuesin argjentinas.

Kjo gjë do të ndodhte sidomos në rast të largimit të Neymar-it, apo edhe të Mbappe-s, që mund të përfundojë pikërisht te Reali i Madridit.

Por ajo që ha shumë diskutim në këtë moment, është vlerësimi shumë i ulët që PSG bën për Lautaron në këtë moment.

Sipas tyre, Lautaro Martinez kushton vetëm 70 milionë euro, por Leonardo ka ndërmend të bëjë edhe një kërkesë tjetër qesharake: do të kërkojë një ulje nga Interi duke parë marrëdhëniet e mira ndërmjet dy klubeve. /Insajderi.com