PSG publikon listën e futbollistëve të ftuar për përballjen me Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve

PSG publikon listën e futbollistëve të ftuar për përballjen me Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve

Paris Saint Germain ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Manchester City-t në Ligën e Kampionëve, përcjell Insajderi.

Të martën, skuadra angleze pret në takim, PSG, me fillim nga ora 21:00 në “Etihad Stadium”.

Takimi i parë u mbyll më rezultat 2:1 në të mirë të Manchester City-t.

PSG, ka njoftuar se nga lëndimi është kthyer Mbappe dhe se do të jetë i gatshëm për lojën kthyese.

Futbollistët e ftuar për gjysmëfinale janë:

Portierë: Keylor Navas, Sergo Rico, Yanis Sadiani, Mathyas Randriamamy.

Mbrojtës: Mitchel Bakkers, Presnel Kimpembe, Marquinhos, Abdou Diallo, Alessandro Florenzi, Colin Dagba, Thilo Kehrer, Layvin Kurzaëa.

Mesfushorë: Ander Herrera, Danilo Perreira, Rafinha, Marco Verrati, Leandro Paredes, Julian Draxler.

Sulmues: Neymar Jr, Kylian Mbappe, Angel Di Maria, Mauro Icardi, Pablo Sarabia, Moise Kean./Insajderi.com