PSG sfidon Barcelonën për yllin e Atleticos

PSG sfidon Barcelonën për yllin e Atleticos

Paris SG ka shfaqur shumë interes për të nënshkruar me Saul Niguez, sipas raportit të fundit nga “Marca”.

Trajner i nënkampionve të Ligue 1, Unai Emery, e shikon yllin e Atletico Madrid-it si mesfushorin ideal për të forcuar ekipin e tij.

Niguez kërkohet gjithashtu nga Barcelona, ​​por Atletico ka insistuar se çdo ekip që kërkon shërbimet e 22-vjeçarit duhet të shpenzojë 80 milionë euro, klauzola e lirimit të tij.

PSG mund të humbë Marco Verratti-n, Thiago Motta-n dhe Grzegorz Krychowiak këtë verë, si dhe Blaise Matuidi, që pëlqehet nga Arsenal-i dhe Juventus-i. Ata mund të kenë nevojë të blejnë në merkato.

Niguez shkëlqeu kundër Italisë në Kampionatin Evropian U-21, duke dërguar spanjollët në finale me një tripletë të realizuar në gjysmëfinale, 3-1, shkruan telesport.al.

Problemi është se Saul nuk dëshiron të largohet nga Colchoneros. 22-vjeçari është një produkt i akademisë dhe drejtuesit e Atleticos po planifikojnë t’i ofrojë atij një marrëveshje të re, e cila do ta lidh me klubin deri në vitin 2021.

Por nuk përfundon me kaq: merkato e Atleticos është e bllokuar deri në janar, që do të thotë se ata nuk do të jenë në gjendje të zëvendësojnë lojtarët që mund të largohen.