
Edhe pse ndeshjen e fundit në ligë e fitoi bindshëm ndaj Strasbourg, Thomas Tuchel, është liruar nga detyra e trajnerit te gjigandi francez PSG, njofton Insajderi.
Sipas asaj që raporton “Sky Sport Germany”, Drejtori Sportiv i francezëve, braziliani Leonardo është ai që ka shkarkuar trajnerin gjerman.
Kështu, Tuchel shkarkohet nga posti i trajnerit, gjashtë muaj para se të skadonte kontrata me ekipin nga kryeqyteti francez.
Tuchel ishte trajneri që e çoi deri në finale të Ligës së Kampionëve kampionët e Francës, të cilët humbën finalen ndaj Bayern Munchen sezonin e kaluar.
Si zëvendësues të ish-trajnerit të Dortmund-it në pankinën franceze, janë Mauricio Pochettino dhe Massimiliano Allegri, teksa favoriti për drejtuesit e PSG-së mbetet ish-trajneri i Tottenham, argjentinasi Pochettino. /Insajderi.com