Publikohen fjalët e para bashkë me një fotografi të liderit opozitar rus i cili u helmua

Publikohen fjalët e para bashkë me një fotografi të liderit opozitar rus i cili u helmua

Në një spital të Gjermanisë është arritur që të shpëtohet jeta e liderit opozitar rus, Alexei Navalny, i cili është helmuar muajin e kaluar.

Perëndimi po kërkon përgjegjësi nga Kremlini, ndërsa Moska zyrtare ka mohuar kategorikisht që është përfshirë në këtë vepër.

Në një postim në Instagram, lideri i opozitës ruse, ka thënë se ka qenë në gjendje të marrë frymë vet, por që ende nuk mundet të bëjë asgjë.

“Ende nuk mund të bëj asgjë, por dje kam qenë në gjendje të marrë frymë vetë, gjatë gjithë ditës”, tha Navalny.

Ai është helmuar përmes një agjenti nervor dhe gjendja e tij ishte shqetësuese. /Insajderi.com