Publikohen fotot e armëve me të cilat u krye sulmi në Las Vegas

Publikohen fotot e armëve me të cilat u krye sulmi në Las Vegas

Mediat amerikane kanë publikuar fotot e para të armëve nga dhoma e hotelit të sulmuesit, Steven Paddock, i cili gjatë një festivali të muzikës country vrau 59 njerëz dhe plagosi mbi 500 të tjerë.

Televizioni “ Boston 25” ka emetuar dy fotografi që, sipas kësaj shtëpie mediatike, nga burimet policore i ka marrë gazetari i saj në dhomën e hotel-kazinosë nga ndodhi sulmi.