Publikohen incizime sekrete – princesha e Dubait thotë se po mbahet peng

Publikohen incizime sekrete – princesha e Dubait thotë se po mbahet peng

Vajza e sundimtarit miliarder të Dubait, i cili u përpoq të arratisej jashtë vendit në citit 2018, është shfaqur në regjistrime sekrete duke pretenduar se ajo po mbahet peng në një “vilë të konvertuar në burg” pa asnjë mundësi ndihme mjekësore, sipas një dokumentari të BBC, transmeton Insajderi.

Sheikha Latifa bint Mohammed Al Maktoum – vajza e kryeministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum – u pa për herë të fundit në publik në mars 2018-tës në një jaht në brigjet e Indisë para se një bastisje nga forcat indiane dhe forcat emirate e kthyen atë në Dubai, sipas dy personave që kishin ndihmuar në planifikimin e arratisjes së saj.

Ishte përpjekja e saj e dytë e dështuar për të ikur jashtë vendit pasi ajo më parë u përpoq të linte Emiratet e Bashkuara Arabe në vitin 2002 si adoleshente.

Në një videoklip, të marrë nga BBC Panorama, Princesha Latifa thotë: “Jam një peng. Kjo vilë është shndërruar në burg. Të gjitha dritaret janë mbyllur me shufra metali. Nuk mund të hap asnjë dritare… jam vetë, në izolim. Nuk kam qasje në ndihmë mjekësore, pa gjyq, pa akuzë, asgjë”.

Princesha Latifa regjistroi fshehurazi videot vetë në një telefon celular ndërsa fshihej në një banjë të mbyllur, sipas BBC. Dokumentari thotë se rreth një vit pasi Latifa u mor përsëri në Dubai, shoqja e saj Tiina Jauhiainen u kontaktua nga dikush që e ndihmoi atë të lidhej fshehurazi me të. /Insajderi.com