Publikohen pamje nga momenti kur lëndohen mbi 20 tifozë në ndeshjen Roma – CSKA Moska

Publikohen pamje nga momenti kur lëndohen mbi 20 tifozë në ndeshjen Roma – CSKA Moska

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në stacionin e metrosë “Republica” në Romë. Mediat raportojnë se një shkallë lëvizëse është prishur dhe disa persona kanë mbetur të plagosur.

Në shkallët lëvizëse ndodheshin një numër i madh tifozësh të CSKA së Moskës, pasi skuadra ruse ndeshet sot me Romën për fazën e tretë të grupeve të Champions League.  Mësohet se shkallët u prishën si pasojë e mbingarkesës dhe filluan të lëviznin me shumë shpejtësi. Deri më tani, 20 persona janë dërguar menjëherë në spital për t’iu dhënë ndihma e parë mjekësore, raporton Insporti.