Janë publikuar pamje nga momenti kur një oficer policie ka vrarë një vajzë adoleshente me ngjyrë në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ngjarja ka ngjallur zemërim të madh, pak kohë pasi komunitetet e pakënaqura u lehtësuan për shkak se vrasësi i George Floyd u dënua nga një gjykatë amerikane.
Nga pamjet që janë publikuar media shihet 15 vjeçarja duke u sulmuar para se të vritej.
Një hetim mbi vrasjen e saj tashmë veç ka filluar.
Autoritetet iu kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë të qetë.
Vitin e kaluar në SHBA shpërthyen protestat kundër racizmit, pas vrasjeve të cilët po caktohen pikërisht me motive raciste. /Insajderi.com