Prej disa ditësh mediet greke publikojnë video nga momentet e tmerrshme të zjarrit që përfshiu disa zona periferike të Athinës, ku 91 persona humbën jetën.
Në këtë video shfaqen momente nga evakuimi i banorëve nga zonat e plazhit, ku ata ishin futur për t’i shpëtuar zjarrit.
Forcat zjarrfikëse shfaqen teksa shpëtojnë personat e rrezikuar, ku përparësi kanë fëmijët. Ndërsa tymi i dendur ka mbuluar gjithë zonën.
Njerëzit e të gjitha moshave përpiqen të marrin frymë duke përdorur bluzat për të mbuluar fytyrat e tyre./Ora News/