Natën kur pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Turqisë tentuan të kryenin grusht shtetin, një nga institucionet që sulmoi ishte edhe Qendra e Shërbimit Informativ të Tu" />

Publikohen pamjet e sulmit të puçistëve ndaj Shërbimit Informativ të Turqisë

Publikohen pamjet e sulmit të puçistëve ndaj Shërbimit Informativ të Turqisë

Natën kur pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Turqisë tentuan të kryenin grusht shtetin, një nga institucionet që sulmoi ishte edhe Qendra e Shërbimit Informativ të Turqisë, (MIT).

Agjencia e lajmeve “Anadolu”, ka publikuar pamjet e sulmit të tyre ndaj këtij institucioni dhe se si populli i doli në mbrojtje.

Tentativa për grusht shteti filloi rreth orës 22:00 sipas orës lokale. Ndërkohë një nga shënjestrat e para të tyre ishte dhe MIT-i dhe personeli i këtij institucioni.

Sipas pamjeve, shihet qartë se si helikopteri sulmon hyrjen, godinat dhe automjetet e personelit. Ndërkohë e menjëhershme ka qenë edhe ardhja e qytetarëve të cilët me flamuj të Turqisë u bënë ndihmë për këtë institucion.

Për të zmbrapsur sulmin e puçistëve, personeli i MIT-it i është kundërpërgjigjur me armë automatike.

Ndërkohë një automjet i cili po dilte nga ky institucion u bë shënjestër e helikopterit. Gjatë konfliktit, godina e personelit, hyrja e qendrës dhe personeli ishin shënjestër e vazhdueshme e tyre.

Krahas këtyre sulmeve helikopterët goditën edhe rrugët në afërsi të këtij institucioni, duke lënë në vështirësi civilët që kalonin në të. Disa nga makinat e mbetura nën këto sulme u detyruan të kthehen mbrapsht. /Insajderi.com