Publikohet aterrimi emergjent i raketës Sojuz

Publikohet aterrimi emergjent i raketës Sojuz

Siç lajmëroi Insajderi.com, gjatë lëshimit të raketës “Sojuz MS-10” e cila u nisë për në stacionin ndërkombëtarë të gjithësisë ndodhi një prishje.

Në fluturake gjendeshin dy astronautë, amerikani Nick Haigh dhe rusi Alexei Ovcinin, dhe sipas medieve, ata janë lëshuar të sigurt diku në Kazakistan dhe janë në kontakt me kontrollin e fluturimit.

Nga NASA kanë konfirmuar se astronautët janë gjallë dhe se gjenden rreth 25 kilometra nga qyteti Zhezkazgan në Kazakistanin qendror.

Një burim ka thënë se astronautët ishin të ekspozuar forcës së gravitacionit prej 6G dhe se për shkak të prishjes ka ardhur deri te humbja e kontaktit me ta.

Astronautët ndihen mirë sa është kjo e mundur pasi e kanë përjetuar atë shpejtësi, ka thënë burimi.

“Sojuz MS-10” u lansua në orën 10:40 sipas kohës së Moskës nga kozmodromi në Bajkonur./Insaderi.com.