Publikohet data e përballjes Joshua-Fury

Publikohet data e përballjes Joshua-Fury

Meçi i shumëpritur, Anthony Joushua-Tyson Fury do të zhvillohet me 22 mars të vitit 2022.

Fillimisht, Fury do të përballet përsëri me Deontay Wilder me 28 tetor të vitit 2021, pastaj në dhjetor do përballet me Dillian Whyte, kurse “ e treta e vërteta” do të jetë me Joshuan, transmeton Insajderi.com.

Kjo përballje është kërkuar që një kohë të gjatë prej fansave të të dy boskierëve, dhe tashmë mbetet të shihet se cili do dalë fitues në ring.

“The Gipsy King”  është i njohur për provokimet e tija në publik ndaj kundërshtarëve, kurse në ring ka mbetur në histori si boksieri që ia shkaktoi Vladimir Klitchkos humbjen e parë pas 11 viteve .

Në anën tjetër, Anthony Joshua është Kampion i Botës dhe mban titujt WBA, IBF dhe WBO.

Joshua është 31 vjeçar, kurse Fury është dy vjet më i vjetër se anglezi./Insajderi.com