
Ish-presidenti i Jugosllavisë dhe Serbisë, Slobodan Milosheviq vuante nga skizofrenia dhe diabeti, njoftoi ish-kryeministri serb dhe Ministri i Brendshëm Zoran Zivkoviq.
Një dokument sekret i vitit 1990, i nënshkruar nga atëherë sekretari i Punëve të Brendshme, Radmilo Bodganovic, dëshmon këto sëmundje të Millosheviq.
Ai po përgjigjej në një kërkesë të Borisava Jovića.
Nga dokumentacioni mjekësor i Millosheviq ishte zbuluar se ai vuante ‘nga disa sëmundje, dy prej të cilave ishin psikopatia skizofrenike 295 de diabeti 250.9’.
‘Mjekët vlerësojnë statusin shëndetësor të Millosheviqit si shumë të vështirë dhe kapaciteti i punës së tij është ndjeshëm i reduktuar’, thuhej në letrën e nënshkruan nga Bogdannoviq e cila mban datën e 29 majit të vitit 1990.