Publikohet formacioni zyrtar i Kosovës U19 kundër Anglisë

Publikohet formacioni zyrtar i Kosovës U19 kundër Anglisë

Përfaqësuesja e Kosovës U19, do të përballet sonte kundër Anglisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të grupmoshave.

Trajneri, Michael Ness ka vendosur që në këtë ndeshje të startojë me një rreshtim 3-5-2, transmeton Insajderi.com.

Në portë për Kosovën ka startuar Besson, derisa në qendër të mbrojtjes janë Hoti, Zumberi dhe Kurtulus.

Në repartin e mesfushushës janë Hoxha, Hoti, Lushaku, Pajaziti dhe Krasniqi. Ndërsa, në sulm janë Veliu dhe Marleku.

Kosova për momentin gjendet në vendin e dytë më tre pikë, kurse në vendin e parë është Republika e Çekisë me gjashtë pikë nga dy ndeshje të zhvilluara./Insajderi.com