Është publikuar lista e futbollistëve të ftuar nga Michael Nees për ndeshjet që Kosova U-21 do zhvillojë me tetë dhe 12 tetor.
Në këtë listë ka disa futbollistë të ftuar nga Superliga e Kosovës, ndërsa emri që bie në sy ështe Petrit Terziu i cili është portier te KF Vëllaznimi, shkruan Insajderi.com.
Duke marrë parasysh faktin që Vëllaznimi luan në Ligën e Parë dhe jo në Superligë kjo ftesë është një arritje e madhe për Terziun.
Futbollistët e tjerë të ftuar nga Superliga janë : Flamur Gashi, portier (KF Malisheva), Bujar Pllana(KF Feronikeli), Ardit Tahiri (FC Drita).
Takimi i parë do të zhvillohet më 7 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Çekisë, ndërsa po ndaj të njëjtit kundërshtar do luajnë në udhëtim më 12 tetor.
Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, dardanët e rinjë kanë regjistruar dy humbje./Insajderi.com