Publikohet monitori i ri i energjisë nga Oda Ekonomike Amerikane

Publikohet monitori i ri i energjisë nga Oda Ekonomike Amerikane

Publikohet monitori i ri i energjisë nga Oda Ekonomike Amerikane me dhjetëra lajme energjetike të muajit të fundit

Oda Ekonomike Amerikane ka publikuar edicionin e dhjetë të monitorit të energjisë, përmbledhje lajmesh të publikuara në mediat vendore në lidhje me sektorin e energjisë në Kosovë.

Numri i dhjetë i monitorit të energjisë përmban lajme mbi të ardhmën energjetike të vendit, projektin e termocentralit të ri dhe një numër projektesh të energjisë së ripërtrishme, si dhe lajme tjera të fundit të fushës së energjisë elektrike në Kosovë.

Përvec tjerash, monitori përmban lajme rreth konsumit në rritje të energjisë elektrike si dhe të dhëna rreth importit të energjisë elektrike. Monitori përmban edhe lajme tjera të karakterit rajonal, të termocentraleve të paralajmëruara në rajon dhe projekteve tjera alternative energjetike rajonale që ndikojnë në sektorin e energjisë në Kosovvë.

Informatat në buletin përmbledhen nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, por nuk pasqyrojnë pikëpamjet dhe opinionet e saja të çështjeve të energjisë në Kosovë.

Verzionin e fundit të monitorit të energjisë mund ta lexoni duke klikuar këtu.