
Llogaria zyrtare në Instagram e familjes mbretërore britanike ndau një foto të rrallë të Princit të ndjerë Philip dhe Mbretëreshës Elizabeth II me stërnipërit e tyre, njofton Insajderi.
Fotoja, tregon çiftin duke buzëqeshur në një divan të gjelbër të rrethuar nga shtatë nga dhjetë stërnipërit e tyre. Sipas mbishkrimit, fotografia është realizuar nga Dukesha Kate në vitin 2018 në Balmoral Castle në Skoci.
Të gjithë stërnipërit e çiftit janë paraqitur në fotografi, përveç tre që kanë lindur më pas. Ata janë djali 1 vjeçar i Princit Harry dhe Dukeshës Meghan, Archie, Princesha Eugenie dhe djali 2 muajsh i Jack Brooksbank August dhe Zara Phillips dhe djali i porsalindur i Michael Tindall, Lucas. /Insajderi.com
View this post on Instagram