Publikohet videoja e ministrit britanik teksa shkëmben puthje me asistenten në zyre të qeverisë

Publikohet videoja e ministrit britanik teksa shkëmben puthje me asistenten në zyre të qeverisë

Ministri i Shëndetësisë i Britanisë së Madhe, Matt Hancock është në telashe për shkak të “rrjedhjes” së fotove duke u puthur me ndihmësin në korridorin para zyrës, transmeton Insajderi.

Sic raporton ‘The Sun’, kjo nxiti pretendimet se ky burrë shteti po sillej në mënyrë të papërgjegjshme.

Ai u kap në kamera ndërsa puthej  me ndihmësen e tij, ndërsa dorën e kishte poshtë belit.

Kurorëshkelësja nga videoja është Gene Coledangelo, e cili filloi të punonte si këshilltar e ministrit në muajin mars të vitit të kaluar.

“Hancock në video shihet së pari duke u sigurua që korridori të ishte i pastër përpara se të mbyllte derën e zyrës, duke u mbështetur në të që të mos hapej aksidentalisht dhe në këtë mënyrë të ishte i qetë gjatë përqafimit të këshilltares së tij”, ka shkruar kjo media.

Theksojmë se 42 -vjeçari për herë të parë u takua me 43-vjeçaren në Universitetin e Oksfordit në fillim të viteve 2000. Ajo u bashkua me ekipin e tij vitin e kaluar.

Gjithashtu është interesant fakti se gruaja dhe e dashura e ministrit janë mikesha të mira dhe ndajnë imazhe të përbashkëta në rrjete sociale.

Ndryshe, Coledangelo është e martuar me urri i së cilës themeloi firmën e modës, Oliver Bonas, Oliver Tress dhe së bashku kanë tre fëmijë./Insajderi.com