Në meçin e shumë pritur që ishte paraparë të fillonte në orën 23:00, për shkak të meçeve tjera në program, meçi mes Anthony Joshua-s dhe Kubrat Pulev filloi pak para mesnate, ndërsa boksieri britanik shënoi fitore me ‘nokdoun’ në raundin e nëntë, njofton Insajderi.
Të dy raundet e para ishin disi të barabarta, pasi kundërshtarët kërkonin të njihnin njëri-tjetrin, ndërsa në raundin e tretë Joshua tregoi fuqinë e tij përball boksierit bullgar, duke i bërë dy ‘nokdoun’.
Raundet tjera ishin më të qeta, mirëpo kishte edhe disa raste kur Pulev rrezikonte me disa goditje Joshua-n, por pa ndonjë rrezik të madh.
Raundi i nëntë ishte fatal për Pulev, pas disa goditjeve nga Joshua, boksieri bullgar bie, ndërsa me t’u ngritur përsëri, Joshua i vërsulet, duke i dhënë ‘nokdoun’-in final.
Me këtë fitore, Joshua mbron titujt në kategoritë WBA, IBF, WBO dhe IBO në peshat e rënda, ndërsa hap rrugë për meçin me Tyson Fury për ‘kampion apsolut’.
Kjo ishte fitorja e 24 nga 25 meçe për boksierin 31 vjeçar britanez, ndërsa kjo është humbja e dytë në 30 meçe për boksierin 39 vjeçar bullgar. /Insajderi.com
Anthony Joshua beat Pulev like he stole something. The right hand finish clean as a whistle. Use the jab to blind him then right hand straight down the middle. pic.twitter.com/ldQMa9LvCX
— Robert Littal BSO (@BSO) December 12, 2020