Fillimi i shtatorit është gëzim për të gjithë femijët, disa i rikthehen mësimit e disa të tjerë sapo fillojnë atë. Kështu nxënësit që filluan klasën e parë në: Lismir, Harilaq, Vragoli, Sllatinë, Henc, Miradi e Epërme dhe e Poshtme, për ditën e parë të shkollës nuk u pritën vetëm nga mësueset ose mësuesit e klasës parë, por u pritën edhe nga dhurarat që punetorët e kompanisë Monego kishin pregaditur enkas për ta. Të gjithë punëtoret në bazë vullnetare dhe me shumë përkushtim punuan rreth 200 pako me gjëra elementare që iu duhen fëmijeve për të filluar klasën e parë, që në një formë shume modeste të i gëzojnë dhe të i urojnë atyre suksese në mësime.
“Të gjithë ne e mbajmë në mend, ditën e parë të shkollës, e mbajmë në mend shoqën ose shokun e bankës, mësuesen ose mësuesin e parë, për këtë arsye punëtorët e Monego patën idenë, dëshirën dhe vullnetin që në mesin e atyre kujtimeve të janë edhe ata. Punëtorët tanë me shumë dashuri kanë punuar dhurata për këta nxënës, për arsyen që edhe ne të jemi një ndër kujtimet e tyre të para.” – tha, Anesa Ramaxhiku, përgjegjëse e Burime Njerëzore brenda kompanisë Monego, në Prishtinë.
Iniciativat e ngjashme, inkurajojnë të tjerët që të veprojnë në formë të ngjajshme, posaqërisht duke pasur parasysh fëmijët, të cilët jo vetëm që janë pjesë e ndieshme, ata janë edhe e ardhmja e vendit, prandaj të gjithë duhemi të japim kontributin tonë.