
Blerim Kuçi, ministër i Ekonomisë dhe Ambientit në mbledhjen e radhës së Qeverisë ka kërkuar që në rend dite të futet plani buxhetor për Trepçën.
Ai tha së situata në ndërmarrjen e Trepçës është emergjente, njofton Insajderi.
“Plotësimet në rend të ditës , nuk janë të duhura por për shkak të emergjencës së temës së Trepçës po propozoj që të jetë pika e 19 e rendit të ditës dhe ka të bëjë për planin buxhetor, dhe me e ndihmuar Trepçën në këtë kohë”, tha ai.
Punëtorët e kësaj kompanie nuk kanë marrë paga për muajin tetor sepse xhirollogaritë janë bllokuar nga përmbaruesi. /Insajderi.com