Punëtorët pushohen nga puna pasi refuzuan t’u shërbejnë oficerëve të policisë

Punëtorët pushohen nga puna pasi refuzuan t’u shërbejnë oficerëve të policisë

Punonjësit në një restorant Five Guys në Alabama u pushuan nga puna pasi refuzuan t’u shërbenin një grupi oficerësh policie.

Oficerët, të cilët ishin duke vizituar një vend në qytetin e Dafnes të martën natën, pretendojnë se pasi hynë në restorant një grup punonjësish u kthyen shpinën  dhe nuk pranuan shërbimin. Një oficer pretendon se ka dëgjuar një punonjës të thoshte “Unë nuk jam duke u shërbyer atyre”, sipas raporteve lokale.

Five Guys konfirmuan ndërprerjen e të punësuarve në një postim në Facebook, duke shtuar se dyqani ishte mbyllur përkohësisht për “edukim të mëtutjeshëm dhe trajnim të shërbimit të klientit”.

Incidenti Five Guys është i fundit në një seri konfrontimesh midis punonjësve të restoranteve dhe policëve gjatë javëve të fundit mes protestave mbarëkombëtare kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë në përgjigje të vrasjes së George Floyd dhe Breonna Taylor. /Insajderi.com