Deri më tani punëtorët e njësive të tjera të Trepçës nuk i kanë marr pagat.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin kryetari i Sindikatës së punëtorëve në këtë ndërmarrje, Shyqyri Sadiku.
“Përveç punëtorëve të minierës me flotacion në Stan Tërg që i kanë marr pagat e muajit të kaluar, deri më tani punëtorët e njësive të tjera të Trepçës nuk i kanë marr pagat. Jemi në pritje që të dalin pagat”, ka thënë Sadiku.