Punëtori i cili nuk shkon në fjalimin e Trumpit e humb mëditjen

Të punësuarve në rafinerinë e “Shell-it” në Pensilvani, në të cilën presidenti i SHBA Donald Trump ka mbajtur fjalim të martën i është thënë se nëse nuk duan të marrin pjesë në vizitën e presidentit mund të zgjedhin ose pushim, por pa kompensim të orëve të punës jashtë orarit ose që për atë ditë të mos marrin rroga.

Punëtori i cili nuk shkon në fjalimin e Trumpit e humb mëditjen

Punëtorët të cilët kanë vendosur të marrin pjesë në fjalim kanë marrë instruksione si të sillen, që do të thotë që të mos protestojnë kundër presidentit. Udhëzimet për punëtorë janë dërguar me një shkresë e cila i ka ra në dorë CNN-in.

“Pjesëmarrja juaj nuk është e obligueshme. Kjo do të konsiderohet si mungesë me arsye. Mirëpo, ata të cilët NUK marrin pjesë nuk do të paguhen për punë jashtë orarit të premten”, pretendohet në mesazhin për punëtorë.

Zëdhënësi i Shell-it Curtis Smith, ka konfirmuar se i është thënë punëtorëve se nuk do të marrin një pjesë të fitimit për punë jashtë orarit.

Pittsburgh Post-Gazette, një gazetë lokale e cila e para kishte shkruar për shkresën për punëtorët e rafinerisë, shkruan se të punësuarve i është dërguar informata në bazë të shkresës të cilën Shell i ka dërguar anëtarëve të sindikatës.

“Është e qartë se nëse dikush zgjedh të mos merr pjesë në vizitën e presidentit ka mundësi të merr pushim me pagesë për atë ditë. Dhe si çdo javë pune, ata të cilët e kanë shfrytëzuar pushimin me pagesë nuk kanë të drejtë të marrin fitimin jashtë orarit të punë”, ka thënë për CNN zëdhënësi i Shell-it.

Vizita e Trumpit ishte ngjarje zyrtare e organizuar nga Shtëpia e Bardhë. Ai i ka thënë punëtorëve që duhet të ngrihen kundër liderëve të tyre të sindikatave nëse ata refuzojnë ta përkrahin nominimin e dytë të presidentit aktual të shtetit.

“Do të bisedojë me disa nga liderët e juaj të sindikatave dhe do t’iu them: “Shpresoj që do ta përkrahni Trumpin”. Okej? Dhe nëse nuk më përkrahin, votoni kundër tyre dhe largojini nga kolltukët sepse nuk po e kryejnë punën e tyre. Kjo është e vërtetë. E vërtetë! Largojini nga kolltukët”, ka kërkuar Trump nga punëtorët./Insajderi.com.