Punëtori i konsullatës franceze në Jerusalem arrestohet për kontrabandë me armë

Ai me veturë diplomatike i kishte dërguar palestinezëve 70 revole dhe pushkë.

Punëtori i konsullatës franceze në Jerusalem arrestohet për kontrabandë me armë

Izraeli ka kumtuar të hënën se e ka arrestuar një shtetas francez, punëtor i konsullatës franceze në Jerusalem, nën akuzën se ka bërë kontrabandë me armë për palestinezët.

Në kumtesë, Shërbimi i Sigurisë Shin Bet thotë se francezi e kishte përdorur veturën diplomatike për t’i shmangur pikat e kontrollit të izraelitëve.

Kështu që së paku në pesë raste arriti të kontrabandojë 70 revole dhe dy pushkë automatike nëpër kalimin Ereza në kufi të Izraelit dhe Gazës në Bregun Perëndimor.

Ambasada franceze në Izrael ka kumtuar të hënën se është duke bashkëpunuar me Izraelin për këtë rast.

“Ne e kuptojmë shumë seriozisht këtë rast dhe jemi duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet izraelite për këtë çështje”, ka thënë zëdhënësi i ambasadës franceze.

Pretendohet se bëhet fjalë për vozitësin 24 vjeç Romain Franck i cili u arrestua qysh në shkurt, dhe se sot gjatë ditës duhet të paraqitet para gjykatës./Insajderi.com.