Punëtori që përdori “memen” e Hitler-it dhe u pusha nga puna – fiton dëmshpërblim mijëra euro

Punëtori që përdori “memen” e Hitler-it dhe u pusha nga puna – fiton dëmshpërblim mijëra euro

Një ish punëtor i rafinerisë së naftës BP në Australi që ishte përjashtuar nga puna pasi kishte parodizuar me kompaninë përmes një “meme” shumë të njohur me Hitlerin, ka fituar dëmshpërblim prej 121 mijë eurosh, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Scott Tracey ka përdorur “mëmën” e famshme nga filmi i vitit 2004 “Doënfall”, për të portretizuar kinse skenën kur negociohet rroga në kompaninë e tij, dhe më pas e ka postuar në një grup të mbyllur në Facebook.

Ai ishte pushuar nga kompania, por pas dy vjetësh betejë ligjore ka fituar rastin dhe është kthyer në punë.

Ndërsa pagesa prej 121 mijë eurosh është për mbulimin e fitimeve të humbura.

“Meme” paraqet një skenë dramatike të filmit – në të cilën Hitleri i zemëruar konfronton gjeneralët e tij në një bunker, dhe më pas nëntitujt zëvendësohen me një dialog alternativ si shaka.

Kompania e kishte cilësuar mëmën ofenduese dhe të papërshtatshme dhe kishte përjashtuar zotëri Tracey.

Punëtori i rafinerisë fillimisht e çoi rastin e vet tek një tribunal, duke argumentuar largimin e padrejtë, por e humbi rastin.

Pastaj ai e apeloi, duke insistuar se nuk e kishte për qëllim të ofendonte askënd dhe se video ishte menduar që të shkaktojë të qeshura.

Ai shtoi se ajo as nuk identifikonte kompaninë e as dikë tjetër në veçanti.

Gjykata Federale më pas vendosi që ishte e paarsyeshme të thuhet se meme i kishte lidhur menaxherët firmës me nazistët dhe Tracy ishte lejuar të kthehej në punë.

Të hënën, gjithashtu u shpërblye me shumën mijëra eurosh për shkak të pagës së humbur dhe bonuseve, minus taksat./Insajderi.com