Autoriteti i Transportit Metropolitane të New York-ut (MTA) është thelbësor për të mbajtur qytetin në lëvizje. Por punëtorët thonë se gjatë gjithë pandemisë nuk u është dhënë kujdesi apo respekti i njëjtë si punëtorëve të tjerë të vijës së frontit. Një dirigjent i metrosë në New York dhe një shofer autobusi ndajnë historitë e tyre me BBC News.
Burimi i fotografisë: Angus Mordant/Bloomberg“U sëmura në mes ose fund të marsit”, thotë njëri nga punëtorët e metrosë në New York. “Rashë në kontakt me një nga kolegët që ishte infektuar me virusin”.
“Në fillim nuk e dija se çfarë ishte Covid-i. Mendoja se ishte si grip”, thotë ai, dhe më vonë kuptoi se kishte kontraktuar virusin, dhe njoftoi eprorët e tij në punë. Ai nuk u paraqit deri në momentin që e kaloi.
“Jam në një punë që duhet të ketë siguri”, thotë më tej ai. “Duhet të fokusohem në punë. Nëse më ndodh të humb vëmendjen, mund të bëj një gabim”.
“Një gabim që jo vetëm do më shkaktonte telashe, por do të kushtonte me jetë njerëzish”.
Të paktën 126 punëtorë në transitin e New York, kanë vdekur nga infektimi me COVID-19.
“Të gjithë shoferët e autobusit, e mendojnë veten si punëtorë të frontit”, thotë një shofer i autobusit në New York, “Por a e marrin atë respekt si punëtorë të vijës së parë? Jo, nuk e marrim”.
“Në mars kur të gjitha dyqanet ishin të mbyllura, ne punuam ditë e natë. E kur na duhej që pas punës të bënim pazare për shtëpi, neve nuk na lejohej të dilnim në krye të rendit. Ne trajtoheshim si njerëz të zakonshëm”, përfundon ai.
Një sondazh zbuloi se 24 për qind e punëtorëve të transitit në New York, u prekën nga virusi COVID-19. Ndërkaq 90 për qind e tyre raportuan se ja kishin frikën se do infektoheshin gjatë punës. /Insajderi.com