Putin dhe Erdogan finalizojnë marrëveshjen për mbrojtje raketore

Putin dhe Erdogan finalizojnë marrëveshjen për mbrojtje raketore

Blerja e sistemit të mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia do të finalizohet “këtë javë”, tha Presidenti Rexhep Tajip Erdogan më 11 dhjetor.

“Kolegët tanë do të vijnë së bashku këtë javë për të përfunduar punën”, tha Erdogan gjatë një konference shtypi me presidentin rus Vladimir Putin në Ankara.

S-400 është sistemi më i përparuar anti-avionësh me rreze të gjatë të Rusisë dhe mund të mbajnë tri lloje të raketave të aftë për të shkatërruar objektiva duke përfshirë raketat balistike dhe ato të lundrimit.

Sistemi mund të ndjekë dhe të angazhojë deri në 300 objektiva në të njëjtën kohë dhe ka një lartësi prej 27 kilometrash, raporton “Hurriyet Daily News”.

Në temën e tregtisë, Erdogan tha se bashkëpunimi mes Ankarasë dhe Moskës po bëhej më i fortë “ditë pas dite”.

“Vëllimi ynë tregtar bilateral me Rusinë u rrit 30 për qind në 10 muajt e parë të vitit 2017. Ne kemi një mjedis harmonik pune në nivel politik”, tha Erdogan.

Të dy liderët janë takuar tetë herë këtë vit. Erdogan tha se Ankaraja dhe Moska do të mbajnë një mbledhje të shtatë të Këshillit të Bashkëpunimit të nivelit të lartë në 2018.

Marrëdhëniet tregtare

Ndërkohë, Putin tha se pengesat për tregtinë dhe lidhjet ekonomike ishin hequr.

“Brenda tetë muajve të parë të [2017], eksportet bujqësore turke në Rusi u rritën me 1.8 përqind,” tha presidenti.

Moska ka vendosur sanksione ndaj Turqisë pas rrëzimit të një avioni rus mbi kufirin turko-sirian në nëntor të vitit 2015.

Duke u kthyer në Lindjen e Mesme, Erdogan tha se Rusia dhe Turqia ishin dakord për çështjen e Jeruzalemit.

“Ne besojmë në të njëjtën qasje si Putin. Ne ramë dakord të mbanim kontakt me këtë çështje,” tha Erdogan.

“Statusi i Jerusalemit duhet të adresohet nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë midis Izraelit dhe Palestinës,” tha Erdogan.