Putin dyshohet se miratoi vrasjen e Litvinenkos

Putin dyshohet se miratoi  vrasjen e Litvinenkos

Vladimir Putin, President i Rusisë, dyshohet se ka miratuar operacionin për të vrarë ish-spiunin Alexander Litvinenko.

CNN raporton se një hetim i detajuar i Mbretërisë së Bashkuar ka rezultuar me detaje që ngrisin dyshime mbi Presidentin rus.

Robert Owen, i cili kreu hetimin, shkruan se ai ishte “i sigurt” se dy ish- zyrtarë rusë kanë helmuar Litvinenkon në një hotel në Londër me sasi të madhe  të Poloniumit Radioaktiv -210.

Po ashtu Owen shkroi se ai ishte ” i sigurt ” se dy njerëzit që dyshohet se e kanë helmuar Litvinenkon në vitin 2006,  Andrei Lugovoi dhe Dmitri Kovtun, ishin ndër të parët që ishin punësuar në  agjencitë shtetërore ruse të spiunazhes, KGB dhe FSB.