Putin i frikohet veprimeve të Trumpit – dërgon ushtarë shtesë në kufi me Korenë Veriore

Putin i frikohet veprimeve të Trumpit – dërgon ushtarë shtesë në kufi me Korenë Veriore

Vladimir Putin po dërgon trupa dhe pajisje në kufirin Rusisë me Korenë Veriore për shkak frikës se SHBA-të janë duke përgatitur ta sulmojnë Kim Jong-un.

Presidenti rus ka frikë se do të jetë një eksod i madh i refugjatëve të Koresë se Veriut, nëse homologu i tij, Donald Trump do të iniciojë aksion ushtarak kundër Phenianit.

Kjo situatë erdhi disa ditë pasi që Kina gjithashtu dërgoi 150.000 ushtarë në kufirin e saj jugor për tu përballur me kërcënimet e Koresë Veriore.

Pekini do të ikte përgjatë kufirit në rast se shpërthen lufta.

Këtë mëngjes, u shfaqën pamjet duke zhvendosur trupat dhe pajisjet që tregojnë se si Putini po forcon kufirin e tij, 11 milje me Korenë e Veriut raporton gazeta Daily Mail.

Për ngjarjet e fundit, për Rusinë  ka pasur shqetësime ndaj konfliktit potencial për shpërthim për shkak se mund të përballet me një eksod humanitar nga Koreja e Veriut.

Gjithashtu presidenti rus është paralajmëruar se ndotja mund të arrijë shpejt ne Rusi, në rast të sulmit nga Amerika në mjetet bërthamore të Kim Jong-unit.

Zëdhënësi ushtarak rus Alaxandar Gordeyev nuk pranoi të jepte arsyet e sakta për lëvizjen e trupave dhe mjeteve ushtarake por tha se ushtrimet kanë përfunduar kohët e fundit në rajonin TransBaikal të Siberisë.

Megjithatë, një numër i burimeve lokale besojnë se lëvizjet ushtarake janë të lidhura me krizën koreane.