Putin fton ministrat e Jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit në Moskë

Putin fton ministrat e Jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit në Moskë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ftoi në Moskë ministrat e Jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë lidhur me konfliktin në Nagorno –  Karabakh që ndodhet nën pushtimin e Armenisë, transmeton Insajderi.

Në një deklaratë me shkrim nga Kremlini rikujtohet se Putin zhvilloi një seri bisedash telefonike me presidentin azerbajxhanas, İlham Aliyev dhe kryeministrin armen, Nikol Pashinyan. Presidenti rus u bëri thirrje për ndalimin e konfliktit për arsye humanitare në Nagorno – Karabakh për shkëmbimin e morteve dhe të burgosurve, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ministrat e Jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë ftohen në Moskë më nëntë tetor për t’u këshilluar për këto çështje nën ndërmjetësimin e ministrit të Jashtëm rus”, thuhet në deklaratën e Kremlinit. /Insajderi.com