Presidenti i Rusisë e ka urdhëruar ministrin rus të bujqësisë që urgjentisht ta organizojë porosinë e një lloji të kërmijve në Rusi.

“Do të zgjedhim këtë çështje në bashkëpunimin me Shërbimin Federal për Mbikëqyrje Veterinare dhe Fitosanitare të Federatës Ruse dhe më duket se mund të shfaqen disa probleme, madje edhe në lidhje të porosisë së atyre kërmijve”, ka thënë ministri i bujqësisë së Rusisë Dimitrij Patrushev në kërkesë që të ndihmohet rreth porosisë së një lloji të caktuar të kërmijve në Rusi, për çka u bë fjalë gjatë këshillimit të bujqve me presidentin rus.
“Ju lutem vetëm për një gjë: që së bashku me Shërbimin t’i zvogëloni këto çështje në minimum, që mos të bie, siç kanë folur disa këtu, që problemi të zgjidhet pas dhjetë vjetëve”, ka thënë Putin dhe ka shtuar se kërmijtë janë prodhim biologjik i mirë dhe ushqyes.
“Le të hanë të gjithë kërmijtë! Njëkohësisht do ta zgjedhim problemin demografik”, ka thënë presidenti rus në vërejtje se kërmilli është afrodiziak i fortë./Insajderi.com.