
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka diskutuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, për situatën në Bjellorusi.
Në Bjellorusi nga 9 gushti kanë shpërthyer protestat masive kundër presidentit, Aleksander Lukashenko.
Sipas shërbimit për shtyp të Kremlinit, presidentët e dy shteteve u dakorduan që problemet në Bjellorusi të rregullohen, raporton Front News.
“Vladimir Putin vuri në dukje se ndërhyrja në punët e brendshme të Republikës dhe presioni mbi udhëheqjen e Bjellorusisë është i papranueshëm,” raporton shërbimi për shtyp i Kremlit.
Raportohet se Putin, ka biseduar edhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel. /Insajderi.com/