Putin në vetizolim pasi bashkëpunëtorët e tij u infektuan me COVID-19

Putin në vetizolim pasi bashkëpunëtorët e tij u infektuan me COVID-19

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është vetizoluar pasi njerëzit në rrethin e tij të brendshëm u infektuan me Coronavirus, tha Kremlini të martën.

Putin, i cili është plotësisht i vaksinuar me vaksinën ruse “Sputnik V”, ka mbajtur disa angazhime publike brenda në shtëpi të hënën dhe madje tha se së shpejti mund të duhet të karantinohet, shkruan AP, transmeton Shqip.com.

Gjatë një bisede të përditshme konferenciale me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Putin është “absolutisht i shëndetshëm”, por kishte pasur kontakt me dikë që ka rezultuar pozitiv. I pyetur nëse Putin ka rezultuar negativ për virusin, Peskov tha “patjetër, po”.

Peskov nuk tregoi se kur Putini filloi të izolohej, kur doli negativ, sa kohë do të qëndronte në izolim apo kush nga kontaktet e tij ishte i infektuar. Ai tha se kishte disa raste.

Autoritetet ruse janë kritikuar rregullisht për nënvlerësimin e pandemisë dhe për rrallë vendosjen e masave për ta kontrolluar atë edhe përballë rritjeve të rasteve. Numri i vdekjeve në Rusi aktualisht po shkon në nivelin më të lartë të pandemisë, me pak më pak se 800 viktima në ditë. Sidoqoftë, pothuajse asnjë kufizim i virusit aktualisht nuk është në fuqi./Insajderi.com