Putin: Optimizmi dhe sensi për humor da ta ndihmojnë Johnsonin ta mposhtë sëmundjen

Presidenti rus Vladimir Putin i ka uruar kryeministrit britanik Boris Johnson “shërim të shpejtë” pas hospitalizimit të tij për shkak të koronavirusit, ka kumtuar Kremlini.

Putin: Optimizmi dhe sensi për humor da ta ndihmojnë Johnsonin ta mposhtë sëmundjen

“Jam i bindur se energjia, optimizmi dhe sensi për humor do t’ju ndihmojë ta mundni sëmundjen”, ka pretenduar Putin në një telegram dërguar Johnsonit.

Siç kanë publikuar më herët mediet britanike, Johnson i cili të hënën është transferuar në repartin për kujdes intensiv në spitalin londinez, ka marrë terapi me oksigjen, por nuk është lidhur në respirator./Insajderi.com.