Putin: Situata në Rusi është duke u përkeqësuar

Putin: Situata në Rusi është duke u përkeqësuar

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se situata në Rusi po përkeqësohet, pasi vendi pësoi rritjen më të lartë ditore nga Covid-19.

“Siç po shihet situata po ndryshon pothuajse çdo ditë. Për fat të keq nuk po ndryshon për mirë”, u tha Putin anëtarëve të qeverisë ruse.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, presidenti rus u shpreh se ushtria do të jetë në gjendje gatishmërie për të ndihmuar në zgjidhjen e shpërthimit.

Ndërkaq vetëm të hënën 2,550 raste janë konfirmuar nga coronavirusi në Rusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 18 mijë.

Raportohet se pothuajse dy të tretat e rasteve u raportuan në qytetin e Moskës.