Putin: stafin e OKB, do t’i vaksinojmë pa pagesë

Putin: stafin e OKB, do t’i vaksinojmë pa pagesë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka bërë të ditur se do t’i dhurojë stafit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, vaksinën ruse, Sputnik V, që kanë krijuar për të luftuar Covid-19, raporton abcnews, transmeton Insajderi.

Në fjalimin e mbajtur online në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Putin tha “çdokush nga ne mund të përballet me këtë virus të rrezikshëm, virusi nuk ka kursyer stafin e Kombeve të Bashkuara, selinë e tij dhe entitetet rajonale”.

Tutje vazhdon Putin “ne propozojmë të furnizojmë me vaksinën tonë, falas, punonjësit e organizatës dhe filialet e saj”. /Insajderi.com