Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do" />

Putin takon sot Erdoganin; bisedime edhe për Sirinë

Putin takon sot Erdoganin; bisedime edhe për Sirinë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të takojë sot homologun turk, Recep Tayyip Erdogan, në Ankara.

Kremlini tha se Putin dhe Erdogan do të ndjekin një ceremoni për fillimin e centralit të parë bërthamor të Turqisë, nëpërmjet videokonferencës.

Objekti do të ndërtohet me bashkëpunimin rus.

Putin dhe Erdogan do të bisedojnë edhe për tregtinë dypalëshe dhe bashkëpunimin ekonomik.

Më 4 prill, atyre do t’iu bashkohet edhe presidenti i Iranit, Hassan Rohani, për të biseduar për konfliktin në Siri, në të cilin të trija vendet janë thellësisht të përfshira.

Ato po ashtu kanë sponsorizuar një sërë negociatash për konfliktin sirian në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana.