Putin “tallë” Amerikën: “Në ambasadën e SHBA-së në Moskë janë LGBT”

Putin “tallë” Amerikën: “Në ambasadën e SHBA-së në Moskë janë LGBT”

Presidenti rus Vladimir Putin, është “tallur” me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Moskë – pasi që ky institucion amerikan e valviti flamurin e ylbertë për t’i celebruar të drejtat e komunitetit LGBT+ – duke thënë se flamuri me ngjyra, përfaqëson orientimin seksual të vet stafit të ambasadës, raporton The Independent, transmeton Insajderi.

Komentet e tija erdhën pas një votimi mbarëkombëtar për të bërë reforma kushtetuese, të cilat përfshinin një amandament që definon martesën specifikisht si bashkimin e një burri dhe një gruaje.

Putin ka thënë të Premten se veprimim i Ambasadës së Amerikës që të ngreh lart flamurin LGBT+ “zbulon diçka për njerëzit që punojnë aty”.

“Nuk është për t’u bërë e madhe megjithatë. Kemi folur për këtë gjë shumë herë, dhe pozicioni ynë është i qartë”, ka thënë Putin, i cili po ashtu ka bërë thirrje që Rusia të distancohet nga vlerat liberale perëndimore, duke u thirrur në vlerat e Kishës Ruse Ortodokse.

Legjislacioni i ri në fuqi, po ashtu i ndalon paradad homoseksuale dhe i dënon aktivistët, që luftojnë për të drejtat e këtij komuniteti. /Insajderi.com