Putin thotë se Moska do të përfundonte punën nëse do të donin vdekjen e Navalnyt

Putin thotë se Moska do të përfundonte punën nëse do të donin vdekjen e Navalnyt

Putini thotë se Moska do ta kishte përfunduar punën nëse do të kishte dashur të vdiste Navalny.

Një gjykatë ruse burgosi kritikun e Kremlinit, Alexei Navalny, të martën, pasi që politikani i opozitës fajësoi urrejtjen personale dhe frikën e Presidentit Vladimir Putin ndaj tij.

Gjykata e Moskës i dha Navalnyt një dënim prej tre vjet e gjysmë, por avokati i tij tha se ai do të vuante dy vjet e tetë muaj burg për shkak të kohës së kaluar në arrest shtëpiak.

Shtetet e Bashkuara, Britania, Gjermania dhe BE i kërkuan Moskës që të lirojë menjëherë Navalny, duke thënë se Uashingtoni do të koordinojë ngushtë me aleatët për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse.

Navalny, një nga kritikët më të shquar të Putinit, u arrestua më 17 janar për shkelje të pretenduara të lirimit me kusht pas kthimit nga Gjermania, ku ai ishte duke u rikuperuar nga helmimi me një agjent nervor të shkallës ushtarake.

Navalny tha se agjentët e sigurimit të shtetit rus kishin futur helmin në mbathje, diçka që Kremlini e mohoi.

“Sado që pretendon të jetë një gjeo-politikan i shkëlqyeshëm, ai do të hyjë në histori si helmues. Aty ishte Aleksandër Çliruesi, Yaroslav i Urti dhe Putini Helmuesi i Mbathjeve”, tha Navalny.

Gazetarët e Reuters panë qindra protestues dhe policia kapi disa prej tyre me dhunë. Disa prej tyre brohorisnin, “Putini është një hajdut” dhe “Putini është helmues”.

Pas arrestimit të tij, Navalny lëshoi një video në YouTube duke bërë akuza në lidhje me pasurinë e Putinit, publikim që u shikua mbi 100 milionë here në rrjetet sociale. Kremlini tha se ishte e rreme.

Navalny, në një fjalim të zjarrtë në gjykatë, pretendoi se ai do të burgosej për shkak të shqetësimeve të Putinit për të si një rival politik, një sugjerim që Kremlini ka qeshur, duke iu referuar Navalny si një figurë margjinale pa mbështetje të gjerë popullore. /Insajderi.com