Putin uron Lukashenkon për fitoren e kontestuar në Bjellorusi

Putin uron Lukashenkon për fitoren e kontestuar në Bjellorusi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një mesazh urimi ka përgëzuar presidentin e rishpallur bjellorus, Aleksandër Lukashenko, për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi.

Lukashenko po pretendon se ka fituar 80% të votave në zgjedhje, por pas shpalljes së rezultateve në kryeqytetin, Misk dhe qytete tjera, shpërthyen protestat opozitare që kundërshtojnë politikat e presidentit të cilat i shohin si autokratike.

Putin, ka thënë të hënën se pret në zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve reciproke në mes Rusisë dhe Bjellorusisë.

“Shpresoj që qeverisja juaj do të lehtësojë zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve reciprokisht të dobishme ruso-bjelloruse në të gjitha fushat”, tha Putin.

Po ashtu, Putin tha se afrimi midis dy fqinjëve “pa dyshim, i shërben interesave thelbësore të kombeve vëllazërore të Rusisë dhe Bjellorusisë”, raporton Russia Today, transmeton Insajderi.com.

Lukashneko është president i Bjellorusisë që nga viti 1994, ai po përballet me protesta të mëdha kundërshtuese ndaj politikave të tij. /Insajderi.com/