
Presidenti rus Vladimir Putin është bërë një nga udhëheqësit e fundit botërorë që uron Presidentin e zgjedhur të SHBA Joe Biden për fitoren e tij.
Kremlini kishte thënë se do të priste për rezultatet zyrtare nga votimi i nëntorit para se të njihte fitoren.
Biden u konfirmua si fitues të hënën nga kolegji elektoral.
Shumica e udhëheqësve botërorë e përgëzuan Z. Biden brenda disa ditësh nga sondazhi i 3 nëntorit, kur ishte e qartë se ai e kishte mundur Presidentin Donald Trump.
Z. Biden dhe Z. Putin kishin marrëdhënie të ftohta kur i pari shërbeu si nënkryetar nën Barack Obama./Insajderi.com
BBC News