Që nga fillimi i konfiktit në Nagorno – Karabakh, Armenia ka vrarë 30 civilë, ndërsa Azerbajxhani ka shkatërruar 260 tanke

Që nga fillimi i konfiktit në Nagorno – Karabakh, Armenia ka vrarë 30 civilë, ndërsa Azerbajxhani ka shkatërruar 260 tanke

Forcat e armatosura të Armenisë, sulmuan vendbanimet civile që ndodhen jashtë territoreve nën pushtim të Azerbajxhanit, transmeton Insajderi.

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit thuhet se në orët e mëngjesit forcat e armatosura të Armenisë kryen goditje artilerike në qytetet Barda, Axhabedi dhe fshatrat e qyteteve Goranboy, Terter, Agdam të cilët ndodhen jashtë Malësisë së Karabakut nën pushtim, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndër të tjera njoftohet se në sulmet e Armenisë ka të vrarë dhe të plagosur. Bëhet e ditur se ushtria e Azerbajxhanit, ka marrë masa kundër sulmeve të forcave të armatosura të Armenisë. Në sulmet e ndërmarra nga Armenia që nga 27 shtatori e deri tani kanë humbur jetën 30 civilë të Azerbajxhanit dhe janë plagosur 143 të tjerë.

Ndërsa, në anën tjetër, në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftohet se dje u shkatërruan 10 tanke të ushtrisë armene, 6 topa obuzë D-20, si dhe 1 obuz vetëlëvizës me motor i tipit Akatsiya dhe 30 automjete.

Sipas të dhënave të fundit, në periudhën 27 shtator – 7 tetor, ushtria e Azerbajxhanit ka shkatërruar 260 tanke dhe automjete të blinduara, 277 topa dhe sisteme raketore, 60 sisteme të mbrojtjes ajrore, 11 pozicione të komandës drejtuese dhe vëzhguese, 8 depo të municioneve, rreth 180 mjete dhe kamionë ushtarakë si dhe një sistem S-300 të ushtrisë së Armenisë. /Insajderi.com